Edhe një fitore e tenistit Nermin Hoxha
Prej tvteuta10:24, 29 Dhjetor 2017
Në Tiranë më datat 23 e 24 dhjetor është mbajtur turneu në tenis “Masters Seniors Albania 2017” ,kurse me datë 27 është mbajtur finalja në mes lojtarit tonë nga Klubi i tenisit “Bellevue” Ulqin, Nermin Hoxha dhe Genajd Shypheja nga Klubi “Tirana”. Fitues doli lojtari nga komuna e Ulqinit Nermin Hoxha ku fitoi me rezultat 7-5, 6-1. Është kjo edhe një tjeter fitore e merituar e tenistit Nermin Hoxha.