Edhe në vitin e ardhshëm, Fondi do të jetë në shërbim të qytetarëve
Prej tvteuta09:59, 28 Dhjetor 2018
Në degën e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Ulqin, janë shumë të zënë me punë. Risitë e shumta që Fondi ka implementuar kanë për qëllim përmirësimin e sigurimit shëndetësor të pacientëve, pohon kreu i kësaj dege Skender Elezagiq. “Me këto risi, si caktimi i kontrollit në mënyrë elektronike, apo lëshimi elektronik i recetave, përmirësuan ndjeshëm kujdesin shëndetësor të qytetarëve. Lista e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore që po financohet nga fondi është zgjeruar dhe nga viti i ardhshëm është planifikuar të prezantohet një dokument i ri personal, në të cilin do të përfshihen letërnjoftimi, libreza e shëndetit dhe patenta e shoferit “, tha Elezagiq. Bordi i Drejtorëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka ndarë mjetet nga buxheti për funksionimin e institucioneve shëndetësore në vitin 2019, në masën prej  237 milionë euro.