Aktuale Më shumë

Edhe në Shqipëri problem pagesa e rrogës në dorë

Prej tvteuta09:24, 30 Dhjetor 2021

Një pjesë e madhe e firmave private në vend deklarojnë se japin pagën minimale 30 mijë lekë për punonjësit. Nga listëpagesa e muajit prill 2021 ishin 162 mijë persona me këtë pagë të deklaruar, që përbëjnë rreth 40% të punonjësve. Pjesë e listës janë zanate të vlerësuara nga tregu, si pedagogë, gazetarë, mjekë, ekonomistë e drejtues kompanish. Madje, edhe peshkatarët, për të cilët kryeministri Edi Rama tha se paguhen 80 mijë lekë, janë në grupimin e rrogave të ulëta.

Por, e vërteta është se firmat bëjnë evazion me pagat. Ato deklarojnë rroga të ulëta dhe pjesën e shtuar me të cilën edhe punëmarrësit bien dakord e japin në dorë. Manipulimi i bilanceve konsiderohet krim fiskal sipas ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, por rregullimi i tregut mbetet sfidë më vete. Prej vitit 2018, bankat e kanë të ndaluar të japin kredi për bizneset me dy bilance, ndërsa Tatimet përpiqen të rregullojnë tregun me fushata informuese.

Mosdeklarimi i plotë i pagave shkakton dëm edhe në skemën e pensioneve, për shkak të kontributeve të ulëta që derdhen.

  • 1

    Radio