Politikë

Politikë Më shumë

Edhe kryeparlamentari Brajoviq i implikuar në afera?

Prej tvteuta21 October 2019

Biznesmeni në ikje Dushko Knezehviq, i cili ndodhet në qendër të aferave më të reja në Mal të Zi, ka njoftuar se posedon prova për implikimin e kryeparlamentarit Ivan Brajoviq në afera korrupsioni. Knezheviq thotë se kryeparlamentarit i ka dhënë disa herë të holla në mënyrë direkte, me qëllim që ndërmarrja “Aeroportet e Malit të Zi” të depozitojë mjetet e veta financiare në Atlas Bankë, e cila para falimentimit ishte pronësi e Knezheviq. Ky i fundit thotë se për këtë me Brajoviq është takuar disa herë vitin e kaluar dhe se posedon prova materiale. Brajoviq për media ka refuzuar të komentojë akuzat.