E premte, e shtune, e diele ditë pushimi
Prej tvteuta1 September 2017
Besimtarët e fesë islame kanë të drejtë në mungesë të paguar nga puna me qëllim të kremtimit të festës fetare Kurban Bajramin të premten, të shtunën dhe të dielën, është kumtuar nga Ministria për punë dhe kujdesin social. Kjo parashihet me ligjin për kremtimin e festave fetare. Organet e administratës shtetërore dhe lokale, institucionet publike, sipërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë janë të detyruar që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e punimeve ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin, thuhet në kumtesë.