E diela e parë pushim më 20 tetor
Prej tvteuta10:10, 28 Shtator 2019
Aplikimi i të dieles pushim për të gjithë të punësuarit në tregti do të fillojë me 14 tetor, kurse e diela e parë që do të përfshihet me këtë ndryshim do të jetë ajo e 20 tetorit, kanë njoftuar nga Ministria e ekonomisë. Ligji i ri për tregtinë e mbrendshme me të cilin u parashikuan këto ndryshime u miratua me 13 qershor dhe me 14 tetor kalon afati 3 mujor për hyrjen në fuqi. Më të pakënaqurit me këto ndryshime janë qendrat e mëdha tregtare, të cilët për këtë kanë bërë edhe ankesa, por ato janë refuzuar nga ministria.