Sociale

Sociale Më shumë

Dyshohet se i riu i ka vdekur nga gripi

Prej tvteuta9 January 2017

I riu nga Berana V.J (15) ka vdekur të dielën ,siç dyshohet nga pasojat e gripit. Drejtori i spitalit të  Beranes, Budimir Dabetiq  ka konfirmuar se djaloshi ka ndërruar jetë.Megjithatë, ai nuk mundi të konfirmojë ,dhe as të mohojë se shkaku i vdekjes së  djaloshit është virusi i gripit. Siç tha ai,  saktësisht  do të dihet pas kryerjes së autopsisë. “Raporti klinik zgjon dyshimin që ka të bëjë me infektim ,nuk dihet a është bakterie virale apo bakteriale , ne nuk mund të themi saktësisht,” tha Dabetiq. Ai tha se, përveç që kanë qenë të përfishira mushkritë,ka qenë e prekur edhe zemra, dyshohet se është infeksion viral dhe I riu për fat të keq, ka vdekur. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga pasojat  e gripit nga 26 shtatori 2016  e deri më 1 janar të vitit 2017,  kanë vdekur gjashtë persona.