Politikë Më shumë

Dyshohet se Nrekiq ka opstruksione nga partia e tij

Prej tvteuta12:34, 30 Maj 2019

Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, gjatë seancës së djeshme disa herë ka potencuar se në punën e tij përballet me opstruksione nga anë të ndryshme, edhe pse nuk emëroi as subjekte politike e as persona. Megjithatë, partnerët e koalicionit për Vijesti kanë mohuar se ka opstruksione nga radhët e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni, duket se i sqaroi më mirë gjërat kur tha se Nrekiq ka opstruksione brenda partisë së tij, çka edhe është vërtetuar këto kohët e fundit. Bile ai njoftoi se në drejtim të kryetarit nga partia e tij kanë dërguar edhe letra në adresë të krerëve të partisë dhe prokurorisë.

  • 1

    Radio