Politikë Më shumë

Dyshohet se Katniq ishte në shënjestër të atentatit

Prej tvteuta10:09, 23 Mars 2017

Mediat sot në Mal të Zi shkruajn se Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe policia dhjetë ditë më parë kanë marrë informacione operative sipas të cilave është planifikuar vrasja e Prokurorit Special Milivoje Katniq.

Informacioni specifik që përmban edhe emrin e personit nga Serbia, i cili mendohet  të jetë i angazhuar në kryerjen e veprës,  organet e sigurisë malazeze e kanë marrë nga shërbimet partnere. Sipas informatave jozyrtare, Katniq është njoftuar për situatën dhe janë intensifikuar masat e sigurisë ndaj tij, çka nënkupton edhe mjetin e mblinduar të qarkullimit, por nuk dihet nëse ai ka filluar ta përdorë atë.

  • 1

    Radio