Aktuale Më shumë

Dyshohet për diploma fallco në sektorin e shëndetësisë

Prej tvteuta17:23, 19 Maj 2022

Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi,  Dragosllav Shqekiq njoftoi se u ka dërguar urdhër të gjitha institucioneve shëndetësore që të dërgojnë informacione për dosjet e mjekëve të rikualifikuar, me informacion se ku dhe kur kanë mbaruar shkollën e mesme apo fakultetin e mjekësisë, për të përcaktuar nëse ka diploma fallco.

Shqekiq theksoi se “në skaner” fillimisht do të jenë ata që kanë marrë diploma jashtë Malit të Zi dhe më pas do të kontrollohen dokumentet nga vendi ynë, të cilët i kanë marrë me rikualifikim.

“ Kur të marrim informacionet e nevojshme, do të kontaktojmë Ministrinë e Arsimit që të kontrollojnë se nga kanë ardhur dhe cilat diploma janë të vlefshme. Ky është një problem i madh për funksionimin e sistemit tonë, nëse dikush që ka mbaruar shkollën teknike, merr një diplomë për mjek për një semestër. Institucionet shëndetësore janë të obliguara që në dosjet e punonjësve të përcaktojnë se kush, ku dhe si ka mbaruar fakultetin dhe shkollën e mesme të mjekësisë, dhe shumë shpejt do t’i përkushtohemi kësaj në mënyrë të veçantë. Mund të them plotësisht hapur se ai që ka mbaruar shkollën e mesme në Tutin për gjysmë viti nuk mund të punojë në shëndetësi. Është e paligjshme dhe e pamoralshme dhe ne nuk do të lejojmë një praktikë të tillë në sistemin shëndetësor – tha Shqekiq.

Orgniazata Alternativa Mali i Zi, muajin e kaluar ngriti kallëzim penal kundër 54 punonjësve mjekësorë në disa institucione në qytetin e Plevlës, të cilët sipas të dhënave të tyre kanë diploma false të marra në Tutin dhe qytete të tjera të rajonit.

  • 1

    Radio