Dyshim për vendosjen e bombës. Bllokohet rruga
Prej tvteuta15:19, 8 Korrik 2019
Gjatë ditës së sotme rruga “Ivan Millutinoviq” në Ulqin ishte e bllokuar për disa orë, pasi policia dyshonte për vendosjen e mjeteve eksplozive në një objekt aty afër. Burime jozyrtare për TV Teuta thanë se arsyet për këtë ishin çështje të pazgjidhura familjare, megjithatë për këtë akoma nuk ka konfirmim zyrtar.