Politikë Më shumë

DY SHTYLLAT PRIMARE TË ZHVILLIMIT TË ULQINIT

Prej tvteuta11:13, 19 Gusht 2015

Duke folur mbi parametrat e Draftplanit të zhvillimit strategjik deri në vitin 2020, Omer Bajraktari, menaxher i Komunës së Ulqinit,deklaroi për Televizionin Teuta se dy janë shtyllat primare të zhvillimit të Komunës së Ulqinit.Pa mëdyshje se këto janë turizmi dhe bujqësia edhe qytetarët gjatë shqyrtimit publik do të mund të japin vlerësimet dhe sugjerimet e tyre.

“Është edhe një element tjetër që është i mëshëruar me to.Fjala është për resurset njerëzore”,- thekson ai,duke nënvizuar se brenda Planit të zhvillimit strategjik të Komunës së Ulqinit janë mbi 25 projekte për realizimin e tyre nuk mjafton buxheti i Komunës,por duhet mbështetje nga qeveria qendrore dhe Bashkimi evropian.

  • 1

    Radio