Rajoni/Bota Më shumë

Dy persona vdesin si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Prej tvteuta10:45, 6 Prill 2020

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij institucioni, ata kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për një burrë 59-vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70-vjeçare nga Prizreni. Të dy kishin sëmundje shoqëruese dhe në Klinikën Infektive u pranuan në gjendje të rëndë. Me këto dy raste, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në tre, kurse të infektuar janë 145.

  • 1

    Radio