Aktuale Më shumë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri kalimtar i rastit

Prej tvteuta15:46, 5 Janar 2022

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot rreth orës 12:30 në qendër të Beranës, pranë ndërtesës së Komunës. Siç ka mësuar RTMZ, një kalimtar i rastësishëm ka mbetur i plagosur. Personi që qëlloi është në arrati për momentin.

Drejtori i spitalit të Beranës, dr. Millorad Magdelliniq, tha për RTMZ se dy të rinj janë sjellë në spital. “Njëri është lënduar rëndë me një plagë me armë zjarri në gjoks”, ka thënë doktor Magdelliniq.

Nuk dihet nëse të shtënat kanë ndodhur para apo në një lokal në Berane, ndërsa personi që ka qëlluar është në arrati. Policia ka shkuar në vendngjarje. Vayhdon hetimi i ngjarjes.

  • 1

    Radio