Dy marrëveshje për qeverinë e re?
Prej tvteuta17:31, 16 Gusht 2023
Lëvizja Evropa Tani (PES) mund të nënshkruajë dy marrëveshje për bashkëpunim në rast se arrihet dakordimi për formimin e qeverisë së re. Njëra me Demokratët dhe partitë e pakicave dhe tjetra me koalicionin “Për të Ardhmen e Malit të Zi.
Kjo, siç shkruan portali “Vijesti”, do të shmangte problemin që partitë e pakicave të akuzoheshin për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me koalicionin e lartpërmendur, për çka anëtarësia dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të kishin mirëkuptim. Këto dy marrëveshje, siç thotë një nga burimet e këtij portali, do të ishin të lidhura njëra me tjetrën.
Pjesëmarrësit në takimet e djeshme me mandatarin për formimin e qeverisë së re, Millojko Spajiq, pohuan se nuk është folur për ndarje të posteve, por janë pajtuar që qeveria të formohet sa më shpejt. Një nga bashkëbiseduesit e “Vijesti” thotë se koalicioni që kryesohet nga Mandiq dhe Knezheviq, nuk ishin të kënaqur me ofertën për të marrë ministritë e arsimit, turizmit, bujqësisë dhe një pozitë tjetër, dhe se duan të jenë shtylla e qeverisë, por Spajiq ka mbajtur qëndrim se nuk favorizon askënd.
Pjesmarrësit në takimin e djeshëm kanë paralajmëruar vazhdim të bisedimeve, por asnjë datë nuk është specifikuar.