Aktuale Më shumë

Dukaj njofton formimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike

Prej tvteuta17:55, 3 Shkurt 2023

Këtë vit, Mali i Zi do të formojë Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, u njoftua nga Ministria e Administratës Publike. “Themelimi kësaj agjencie ka për synim një përgjigje efektive ndaj sfidave të sigurisë dhe pajtueshmëri të plotë me Direktivën e Bashkimit Evropian për sigurinë e rrjeteve dhe informacionit”, tha ministri Marash Dukaj.

Ai theksoi se në nivel normativ, me miratimin e Ligjit të ri për Sigurinë e Informacionit, do të përcaktohen kompetencat e Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe ekipit të Qeverisë. “Në të njëjtën kohë do të definohet edhe infrastruktura kombëtare kritike dhe e rëndësishme e TI-së, si dhe masat për mbrojtjen dhe kontrollin e saj, të cilat do të mundësojnë funksionin rregullator mbi pronarët e infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të TI-së”, tha ministri Dukaj.

Ai theksoi se deri në transformimin dixhital të Malit të Zi dhe përmbushjen e synimeve strategjike, është e nevojshme të nisen projekte kapitale në fushën e infrastrukturës digjitale, në radhë të parë ngritja e një qendre të të dhënave shtetërore, e cila do të mundësojë arritjen e kushteve dhe infrastrukturës së sigurisë për zbatimin e shërbimeve elektronike.

  • 1

    Radio