Dukaj njofton bursa për drejtimet deficitare në arsimin shqip

Prej tvteuta10:05, 24 Korrik 2019

Sekretari i përgjithshëm pranë Ministrisë së arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kjo ministri do të vazhdojë ndarjen e bursave për drejtimet deficitare në arsimin në gjuhën shqipe. Këto bursa ndahen prej vitit 2015 dhe ministria ka shpallur konkursin për ndarjen e tyre për vitin akademik 2019/20. Detajet për kushtet e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së arsimit.

  • 1

    Radio