Aktuale Më shumë

Dukaj në Paris me delegacionin malazez

Prej tvteuta10:50, 5 Nëntor 2023

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, do të kryesojë delegacionin malazez që do të qëndrojë në Paris, njoftoi Ministria e Administratës Publike.

Sipas tyre, Dukaj do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Inicimi i parimeve të rishikuara të administratës publike”, organizuar nga SIGMA/OECD.

“Parimet e rishikuara të administratës publike janë korniza parësore që udhëzon vendet kandidate për anëtarësim në BE se si të ndërtojnë administrata publike më të mira që i shërbejnë qytetarëve dhe ekonomisë. Parimet e para u publikuan në vitin 2014, ndërsa ato të rishikuara synojnë t’i përgjigjen më mirë sfidave globale, prioriteteve politike dhe pritshmërive të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja e delegacionit malazez, i cili do të udhëhiqet nga Dukaj, paraqet, siç besojnë ata, një mundësi të mirë për promovimin e mëtejshëm të progresit dhe rezultateve të arritura të Malit të Zi në procesin e reformës së administratës publike.

  • 1

    Radio