Dukaj në Berane: MAP do t’i japë mbështetje të plotë komunës
Prej tvteuta14:49, 22 Shtator 2023
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj sot ka vizituar komunën e Beranës, i cili gjatë takimit me kryetarin e komunës Vuk Todoroviq ka thënë se ky dikaster do t’i japë përkrahje të plotë kësaj komune.
“Një shkallë më e madhe e autonomisë së vetëqeverisjeve lokale, decentralizimi është në krye të prioriteteve të Ministrisë së Administratës Publike, në këtë kuptim është formuar një grup pune për analizën e funksionimit të vetëqeverisjeve lokale, i cili përfshin të gjitha fushat të aktivitetit të tyre, dhe presim të kemi rezultate të sakta që do të jenë udhërrëfyes për veprime të mëtejshme”, tha Dukaj.
Dukaj tha se Ministria e Administratës Publike do t’i ofrojë mbështetje të plotë komunës së Beranës, në mënyrë që të sigurojë ofrim efikas të shërbimeve për qytetarët, si dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në fushën e e-qeverisjes për të krijuar një efikasitet dhe administrata publike ekonomike.
Todoroviq tha se kanë pasur një bisedë konstruktive që ka rezultuar në qëndrime pothuajse identike sa i përket decentralizimit dhe digjitalizimit të komunave.
“Ne si vetëqeverisje lokale jemi këtu për të dhënë kontributin tonë të plotë, në përputhje me mundësitë tona, për të ofruar ndihmë në hartimin e Ligjit të ri për Vetëqeverisjen Lokale, theksuam disa vështirësi që i rëndojnë të gjitha pushtetet lokale, jo vetëm Komuna e Beranës, por edhe komunat tjera në veri dhe në vend”, ka theksuar Todoroviq.