Aktuale Më shumë

Dukaj-Kalkavan: Marrëdhëniet dypalëshe të bazuara në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit

Prej tvteuta13:46, 10 Nëntor 2023

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Barish Kalkavan.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, ambasadori Kalkavan i uroi ministrit Dukaj që të vazhdojë me të njëjtin përkushtim edhe në mandatin e ri dhe të realizojë me sukses të gjitha projektet e mëdha të nisura nga Ministria e Administratës Publike.

Ministri Dukaj e njoftoi ambasadorin me të arriturat e Ministrisë së Administratës Publike në fushën e reformës së administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

“Qëllimi ynë kryesor është ngritja e një administrate publike profesionale, efikase dhe të përgjegjshme. Përmes Strategjisë për Reformën e Administratës Publike 2022-2026, e cila është një dokument strategjik ombrellë, ne përpiqemi të përmirësojmë administratën publike në Mal të Zi”, tha Dukaj.

Ai theksoi se angazhimi i Ministrisë së Administratës Publike dhe Qeverisë së 44-të të Malit të Zi është një Mal i Zi Dixhital, përmes vendosjes së sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike, në përputhje me teknologjitë më moderne dhe standardet ndërkombëtare, si dhe përmes dixhitalizimit dhe zhvillimit të qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike.

“Në atë aspekt ne iu bashkuam programit të Bashkimit Evropian “Evropa Dixhitale”, ku marrëveshja hap një kapitull të ri në zhvillimin e shtetit të Malit të Zi me qëllim të përmirësimit të transformimit dixhital dhe progresit të përgjithshëm ekonomik”, ka përfunduar Dukaj.

Ambasadori Kalkavan tha se marrëdhëniet e mira dypalëshe bazohen në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara edhe nga partneriteti përmes projekteve të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin thelbësor dhe të shpeshtë, veçanërisht në fushën e transformimit dixhital, sigurisë kibernetike, ekonomisë dhe kulturës.

  • 1

    Radio