Aktuale Më shumë

“Dukaj dhe Millatoviq e interpretojnë në të njëjtën mënyrë shpalljen e zgjedhjeve në Andrijevicë”

Prej tvteuta14:35, 7 Gusht 2024

Ata që e lexojnë me kujdes postimin e ministrit Dukaj në rrjetin social X, dhe nuk kanë qëllime të këqija, e kanë të qartë se ministri Dukaj dhe presidenti Millatoviq kanë të njëjtin interpretim ligjor për shpalljen e zgjedhjeve në Andrijevicë, njofton Ministria e Administratës Publike.
Këtë, sipas tyre, e ka konfirmuar të martën kabineti i presidentit të Malit të Zi.
“Ministria e Administratës Publike në mënyrë të qartë dhe të prerë ka dhënë mendimin e Kuvendit Komunal së Andrijevicës dhe të Budvës se afatet për konstituimin e kuvendeve komunale fillojnë nga momenti i publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Gazetën Zyrtare të Republikës të Malit të Zi – Rregulloret komunale”, dhe se konsideron se është e tepërt dhe e panevojshme të vihet në dyshim ajo që ligjërisht dhe objektivisht është e padiskutueshme dhe që rregullohet qartë me ligje të vlefshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Siç thonë ata, nga sa më sipër del se presidenti i Malit të Zi nuk i ka shpallur zgjedhjet në atë komunë, për shkak se nuk janë plotësuar kushtet për shpalljen e tyre, gjë që është “konstatuar në inspektimet e kryera administrative dhe mendimet e dhëna nga Ministria e Administratës Publike. “.

  • 1

    Radio