Aktuale Më shumë

Dukaj: Çmimi ishte surprizë

Prej tvteuta09:58, 30 Nëntor 2016

Kremtimi  28 Nëntorit në Ulqin ka mbledhur figura të shquara nga çdo zonë ku ka shqiptar,ndër ta ka qenë dhe fituesi i çmimit vjetor për gazetari te Radio Televizionit të Malit të Zi, Gjokë Dukaj .

Aktualisht gazetar në redaksinë shqipe në radio televizionin e Malit të Zi ,dikur i punësuar në Tv Teuta , Dukaj tregon se duke patur parasysh konkurencën e fortë ,nuk ka e ka pritur që pikërisht ai të shpallej fitues i këtij cmimi. Gjokë Dukaj gjatë karrierës së tijë ka publikuar artikuj të shumtë,duke filluar që nga shtypi i shkruar ,televizioni, e deri tek media online. Ka realizuar disa filma  dokumentar si seriali “Në murin e dhimbjes”,”Dora e pajtimit” etj. Gjithashtu është bashkëautor i shumë filmave dokumentarë të tjerë.

  • 1

    Radio