“Duhet kontrolluar nëse “rasti Taçi” ka ndonjë lidhje me Malin e Zi”
Prej tvteuta28 October 2022

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq mendon se duhet të kontrollohet nëse rasti i manjatës së naftës shqiptare Rrezart Taçi, ndaj së cilës prokuroria vendase ngriti aktakuzë për pastrim parash, ka lidhje me Malin e Zi. Prokuroria Speciale e Republikës së Shqipërisë ngriti aktakuzë ndaj manjatit të naftës Rrezart Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për pastrim të 18.4 milionë eurove dhe formim të organizatës kriminale. Transferimi i atyre parave, sipas deklarimeve të mëparshme të prokurorisë italiane, ka kaluar përmes Malit të Zi. “Nuk mund të them nëse hetimi do të çojë në Mal të Zi në këto momente, por dua të përmend se në publikimin e parë që lidhet me rastin Taçi, një hapësirë e madhe i kushtohet Malit të Zi, lidhjeve me pjesë të regjimit të dikurshëm dhe përdorimi i shërbimeve bankare në Mal të Zi”, tha Abazoviq pas seancës së Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. “A çon në ndonjë zbulim dhe nëse është përgjigja për pastrimin e parave, nuk mund të them nga qëndrimi i kryeministrit. Kur pashë lajmin sot në mëngjes, fillimisht mendova për Malin e Zi”, tha Abazoviq.