Aktuale Më shumë

Drogë me kamion nga Shqipëria në Mal të Zi

Prej tvteuta13:51, 17 Shtator 2023

Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa e cila ishte e fshehur brenda një kamioni tip Renult, u kap në doganën e Malit të Zi.

Lënda narkotike trafikohej nga Shqipëria drejt vendit fqinj, për pasojë janë ndaluar dy shtetas, konkretisht drejtuesi i kamionit shtetasi KO dhe pasagjeri me iniciale IO, babë e birë të dy banues në Durrës.

Këta dy persona dyshohet se po trafikonin lëndën narkotike nga Shqipëria me destinacion final Austrinë. Kamioni tip Renalut i cili ishte ngarkar me dërrasa dhe paleta, u ndalua nga autoritetet malazeze për kontroll më të imtësishëm,ku Strukturat për Hetimin e Narkotikëve konstatuan se në të ishte fshehur një sasi e madhe e lëndës narkotike.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri I brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi hetim të plotë nga ana e prokurorisë, që nga kultivimi i lëndës narkotike e deri te dalja nga territori jonë, sipas tij,  për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën.

Shkruan Top Channel

  • 1

    Radio