Aktuale Më shumë

Dritë jeshile për ndërtimet e Kishës Ortodokse Serbe në Valdanos?

Prej tvteuta17:12, 1 Gusht 2022

Në ditën e fundit të qeverisjes së Zdravko Krivokapiq, Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit i dha dritën jeshile Kishës Ortodokse Serbe për të ndërtuar objekte të përkohshme në brendësi të plazhit në Valdanos, edhe pse Vendimi për kthimin e pronës kësaj organizate fetare nuk është ende përfundimtar.

Sipas “Vijesti”, dikasteri i Ratko Mitroviqit në atë kohë kishte miratuar  që Kisha Ortodokse Serbe të mund të ndërtonte kampe për vetura, parkingje, objekte hoteliere si dhe kënd lojërash për fëmijë. Administrata për kadastër dhe pronë shtetërore, e menaxhuar nga drejtori Koça Gjurishiq, në fund të vitit të kaluar ka marrë vendim për kthimin e pronës së Kishës në gjirin e Valdanosit.  Vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pronës në Gjirin e Valdanosit. Meqenëse mbrojtësja e marrëdhënieve pronësore dhe juridike, Bojana Çiroviq, ka parashtruar ankesë kundër vendimit, ajo lëndë është në Gjykatën Administrative, kështu që toka në Valdanos që i është kthyer kësaj kishe, ende i referohet shtetit të Malit të Zi.

Se këto parcela i nënshtrohen kthimit në prnësi të Kishës Ortodokse Serbe, vërtetohet edhe me vendimin e Administratës për Kadastër dhe Pronë Shtetërore – Njësia Rajonale Ulqin, në të cilën “Vijesti” ka pasur qasje.  Nga Ministria, të cilën në ndërkohë e ka marrë Ana Novakoviq Gjuroviq, për “Vijesti” kanë thënë se nuk disponojnë asnjë aplikim nga Kisha Serbe për të ndërtuar në Valdanos. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ndërkohë ka kërkuar nga ministrja që t’i anulojë objektet e përkohshme në Valdanos nga plani hapsinor.  Kështu thuhet në shkresën e Bajraktarit në lidhje me projekt-amendamentet e Programit të objekteve të përkohshme në zonën bregdetare, të cilën ia ka përcjellë ministrit të hënën e kaluar. “Komuna e Ulqinit planifikon të bëjë një studim për mbrojtjen e zonës së Valdanosit me qëllim që përfundimisht të rezultojë me emërimin e gjirit tonë si Monument i Natyrës.

Qëndrimi i Komunës së Ulqinit është që Valdanosi të trajtohet përmes planeve më të larta, e jo përmes planit të objekteve të përkohshme”, thekson Bajraktari në letër dhe thekson se Komuna e Ulqinit ka qëndrim negativ për draft amendamentet dhe shtesat në plan.

 

  • 1

    Radio