Aktuale Më shumë

Drejtoria për Çështje të Inspektimit e vendosur për të ndihmuar Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta16:04, 10 Qershor 2022

Drejtoria për Çështje të Inspektimit është e vendosur që në muajt në vijim t’i vërë në dispozicion Komunës së Ulqinit të gjitha resurset në dispozicion, gjegjësisht asistencën teknike dhe kuadro, në mënyrë që bashkërisht t’i tejkalojmë problemet.

Në takimin e përfaqësuesve të Drejtorisë për Çështje të Inspektimit dhe kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është rënë dakord që gjatë muajve në vijim të intensifikohen kontrollet inspektuese.

“Të pranishmit konkluduan se do të bënin gjithçka që të mos lihej vend për mosrespektim të ligjit dhe çdo lloj abuzimi dhe vetëqeverisja e re lokale me profesionalizmin e saj la përshtypjen e një partneri të besueshëm për çdo bashkëpunim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Çështje të Inspektimit.

Gjatë takimit, Bajraktari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente në nivel lokal dhe shtetëror.

Ai ka rikujtuar edhe problemin e mungesës së punonjësve të policisë komunale në territorin e Komunës së Ulqinit, si dhe problemin e kontrollit të mbledhjes së taksës së qëndrimit.

  • 1

    Radio