Sociale Më shumë

Drejtoria e Ujërave shpall konkurs për shitjen e rërës, ambientalistët thonë se nuk janë konsultuar

Prej tvteuta09:44, 20 Tetor 2017

Drejtoria e Ujërave ka hapur shpallje publike për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për blerjen dhe heqjen e materialit të tepërt nga zona e degës e djathtë të lumit Buna, i cili do të zgjasë deri më 27 tetor, kur ajo do të hapë ofertat. Me këtë rast redaksia e televizioni Teuta kërkoi sqarim nga Këshilli Drejtues i këtij insitucioni. “Qëllimi i shpalljes publike është heqja e materialit nga dega e djathtë për të siguruar rrjedhjen e lirë. Pasi bëhet fjalë për sasi të mëdha materiali, kërkohet angazhim i madh dhe çmimi i punës është i lartë.

Duke pasur parasysh se duhet të veprojmë sipas prioriteteve dhe në kuadër të mundësive, në këtë fazë do të kryhen punimet e nevojshme e më pas, nëse ekzistojnë mundësitë , edhe fazat e dytë e punimeve, kurse materiale mund të përdoret për revitalizimin e plazheve. Ne e vlerësojmë mendimin e ekologëve, peshkatarëve dhe të gjithë njerëzve dashamirës për problemet e mundshme,  çmojmë ndihmën e tyre konkrete që kishim gjatë gjithë kohës dhe  shpresojmë që të vazhdojmë në këtë drejtim. Qëllimet e Drejtorisë së Ujrave dhe qëllimet e tyre përputhen, vetëm duhet të gjendet mënyra për që të arriturt tek ato qëllime.”, thuhet Drejtoria e Ujrave. Nga  OJQ “Hapi i gjelbër”, thonë se rëra nuk duhet të shitet por t të përdoret për plazhet në Adën e Bunës e cila gjithnjë e më tepër po humet territor si pasojë e largimit të rërës.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio