Drejtoria e tatimeve me standarde të dyfishta?
Prej tvteuta25 February 2019

Drejtoria e tatimeve me standarde të dyfishta?
Drejtoria e tatimeve e Malit të Zi gjatë punës së saj ka lënë mjaft dyshime për standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për hapjen e falimentimit në ndërmarrjet publike dhe private. Për këtë arsye deputeti i Partisë Socialdemokrate Rashko Konjeviq, ka kërkuar interpelancë me ministrin e financave Darko Radunoviq dhe drjetorin e kësaj drejtorie, Miomir Mugosha. Sipas Konjeviq, Drejtoria e tatimeve ka hapur falimentime në ndërmarrje me borxhe të vogla apo në mbyllje, dhe refuzon që këtë ta bëjë për borxhelinjtë më të mëdhenj, si kompania Vektra. Drejtoria e tatimeve ka kërcënuar hapjen e falimentimit edhe në disa nga ndërmarrjet komunale në Ulqin, të cilat nuk respektojnë planin e restrukturimit të borxheve.