Drejtoria e tatimeve: Komuna e Ulqinit nuk respekton reprogramimin e borxheve. Paralajmërohen bllokime dhe falimentime
Prej tvteuta4 February 2019
Drejtoria e tatimeve në Mal të Zi përsëri ka paralajmëruar se disa nga komunat në Mal të Zi nuk respektojnë riprogramimin e borxheve që kanë grumbulluar, prandaj nuk do të kursehen masat rigoroze që mund të çojnë deri në falimentimin e ndërmarrjeve komunale dhe bllokimin e llogarive të komunave. Dy ndërmarrjet e Ulqinit, “Ujësjellës-kanalizime” dhe “Veprimtaritë – Komunale” , janë dy prej atyre të cilave u është bllokuar llogaria deri në shlyerjen e borxheve, por për të cilat është kërcënuar edhe falimentimi. Bllokimi i llogarisë, thonë nga Drejtoria e tatimeve, përveç Komunës së Ulqinit, u kërcënohet edhe asaj të Plevlës, Beranes , Biello Poljes dhe Cetinës.