Aktuale Më shumë

Drejtoria e Inspeksioneve vazhdon me kontrollet intensive. 5.850 euro gjoba për konsumin e duhanit

Prej tvteuta14:25, 23 Janar 2023

Nga Drejtoria e Inspeksioneve e Malit të Zi njoftojnë se edhe gjatë fundjavës së kaluar kanë vazhduar me aksionet e kontrolleve të zgjeruara në tetë komuna të vendit. Gjatë këtyre kontrolleve janë lëshuar 20 gjoba në vlerë prej 5850 euro.

Kontrolle intensive ka pasur në territorin e komunave të Podgoricës, Tuzit, Kollashinit, Bijelo Poljes, Beranes, Andrijevicës, Budvës dhe Herceg Novit, gjatë të cilëve është kontrolluar respektimi i ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura. Gjatë aksionit, inspektorët kanë kontrolluar gjithsej 40 objekte hoteliere dhe me atë rast për shkak të parregullsive të konstatuara, të cilat në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me përdorimin e produkteve të duhanit brenda objekteve, janë lëshuar gjithsej 20 vendime për kundërvajtje në shumën 5850 euro.

Po ashtu, me këtë rast janë parashtruar katër kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa në një rast subjekti i mbikëqyrjes është udhëzuar që të eliminojë parregullsitë. Nga Drejtoria e Inspeksioneve thonë se me veprime të vazhdueshme dhe me kontrolle të rregullta , mundohen të ndërgjegjësojnë subjektet afariste për rëndësinë e respektimit së ligjit.

  • 1

    Radio