Drejtoria doganore gëzon me dhurata fëmijët e Qendrës Ditore “Sirena”
Prej tvteuta14:24, 11 Mars 2015
Përfaqësuesit e drejtorisë doganore sollën në Qendrën ditore për fëmijë me pengesa në Zhvillim “Sirena “ veshmbathje nga më të ndryshmet për fëmijët që janë të regjistruar në këtë qendër.
Zoran Paviçeviq nga drejtoria doganore deklaroi se:” kjo është vazhdimësi e projektit të tyre ,për të ndihmuar institucionet që janë më të ndjeshme dhe më karakteristike. Në këtë Qendër kemi sjellë një sasi të konsiderueshme për fëmijë,veshmbathje,çanta për shkollë,tesha gjumi,dhe shpresoi të mos ndalemi këtu,por në të ardhmen do të shohim se çfarë i mungon qendrës dhe do përpiqemi të sigurojmë atë mall”.Malli që është sjellë fëmijëve të qendrës në fjalë është mall i konfiskuar në dogana që nuk kanë pas dokumentacione përkatëse,andaj është sjell vendim që malli që ndalohet në doganë të ndahet nëpër institucione të ndryshme.
Drejtori i Qendrës ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim “Sirena “ Bilal Alaj falënderoi përfaqësuesit e drejtorisë doganore për kontributin dhe kujdesin që ka treguar ndaj këtyre fëmijëve,duke shtuar që kjo ndihmë është shumë e veçantë dhe me shumë vlerë.