Aktuale Më shumë

Drejtori i Aeroportit të Malit të Zi: Flet për ndërtimin e terminalit të ri

Prej tvteuta15:12, 30 Shtator 2023

Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit të Malit të Zi Vladan Drashkovic beson se ndërtimi i një terminali të ri në aeroportin e Podgoricës me objektet përcjellëse nuk mund të diskutohet para se Qeveria të marrë një vendim përfundimtar nëse do të mbahet menaxhimi shtetëror i kësaj kompanie apo do të jepet me koncesion përfshi aeroportet në Tivat dhe Podgoricë.

Ndërtimin e terminalit të dytë në aeroportin e Podgoricës e ka paralajmëruar pardje në seancën e Qeverisë kryetari i Bordit të Drejtorëve të ACG.Eldin Dobarxhiq (URA), i cili tha se po planifikojnë të ndërtojnë një ndërtesë të re terminali në aeroportin e Podgoricës, i cili mund të kushtojë nga 30 deri në 40 milionë euro. Siç shpjegoi ai, kjo do të kërkonte ndërtimin e një godine terminali me pajisje të plota, rrugë hyrëse, zonë të re parkimi, platformë dhe rrugë lidhëse.

Dobarxhiq e prezantoi projektin në seancën e Qeverisë, duke kërkuar nga autoriteti ekzekutiv “dritë jeshile” që kompania shtetërore të fillojë zbatimin e projektit, por nuk tha nëse ky është qëndrimi unik i gjithë menaxhmentit të kompanisë. Ai nuk përmendi as tenderin për koncesionin, i cili është ende aktual.

 

 

  • 1

    Radio