Sociale Më shumë

Dramë në Berlin. Kamioni vret nëntë persona

Prej tvteuta10:13, 20 Dhjetor 2016

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, derisa mbi 50 tjerë janë lënduar kur një kamioni është futur në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, raportojnë mediat botërore duke cituar policinë gjermane. Thuhet se kamioni është futur në një treg pranë kishës Kajzer Vilhelm, duke goditur dhjetëra persona. Fotografitë e para tregojnë se disa tezga janë shkatërruar.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar shoferin i cili tentoi të largohej nga vendngjarja, dhe sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për një refugjat i cili ka kërkuar azil në Gjermani, por nuk jepen hollësira për kombësinë e tij.

  • 1

    Radio