Dragovoja:Parasezoni filloi mbarë,shpresjomë në sezonë të sukseshme
Prej tvteuta2 July 2019
Drejtori i shitjes të Ndërmarrjes Hoteliero – Turistike “Riviera e Ulqinit” Isat Dragovoja shprehet i kënaqur me fillimin e sezonit turistik. Ai tha se fillimi i këtij sezoni është më i mirë se ai i vitit të kaluar.
Këto ditë në Adë të Bunës janë duke pushuar 320 mysafir,ndërsa kapacitetet e kompleksit numërojnë rreth 540 shtretër. Përndryshe ,”Riviera e Ulqinit” dyert e veta për këtë sezon turistik i ka hapur me 27 prill. Mysafirët potencial të këtij ishulli nudistik në përgjithësi janë mysafir të huaj që vijnë nga vendet e perendimit si : Gjermania,Rusia,Çekia,Polonia etj. Sipas Dragovojës sa i përket çmimeve aty nuk ka pasur ndonjë lëvizje të madhe,kanë mbetur pothuaj se në nivelin e vitit të kaluar.