Sociale Më shumë

I .Dragovoja Nuk jemi të kënaqur me interesimin e skuadrave sportive

Prej tvteuta15:56, 12 Dhjetor 2016

Në Ndërmarrjen hotelerike –turistike “Riviera e Ulqinit”janë duke kryer të gjitha përgatitjert e mundëshme për sezonin dimëror, deklaroi për televizionin Teuta drejtori i shitjes Isat Dragovoja.  “Çdo vit e kemi më vështirë që të tërheqim interesimin e skuadrave sportive për tu stërvitur në terrenet tona. Konkurenca në rajon por edhe në Mal të Z i ka ndikuar që për çdo vit të kemi numër më të vogël të skuadrave spotive.

Kemi planifikuar që një delegacion nga ndëmarrja jonë të bëjë një vizitë në vendet nga na vijnë sportistët potencial duke ja filluar nga Shqipëria, Bosnja,dhe Kosova,  për ti tërhequr që të përzgjedhin Ulqinin si vendin ku do të bëjnë stërvitjet” shprehet Dragovoja. Ai shtoi se këtë vit çmimet janë më të ulëta,ndërkaq është investuar edhe në rregullimin e terreneve , prandaj mendon se menjëherë pas Vitit të Ri do ti vijnë edhe skuadrat e para nga Shqipëria.

  • 1

    Radio