I.Dragovoja : Këtë sezon çmimet më të ulëta për 25% ,presim sezon të mirë
Prej tvteuta10:37, 28 Janar 2017
Hoteli “Olympic” dyert e veta për sezonin dimëror i ka hapur me 2 janar të këti viti. Aty aktualisht janë duke qëndruar rret 50 sportist,fudbollist dhe atlet. “Këtë vit nuk mund të lavdërohemi me një fillim të mbarë të sezonit dimëror ,por kemi paralajmërime të skuadrave nga rajoni të cilët janë të interesuar për të kryer stërvitjet në terrenet e fushave të “Rivierës së Ulqinit” në muajin shkurt.
Në fillim të janarit këtu kanë qëndruar skudrat nga Shqipëria,ndërsa në fillim të shkurtit presim skuadra të tjera nga rajoni” shprehet për televizionin Teuta Isat Dragovoja , drejtor i shitjes në “Rivierën e Ulqinit”për televizionin Teuta. Sa i përket çmimeve Dragovoja shprehet se këtë vit kanë bërë uljen e tyre 25%, andaj është i mendimit se muaji shkurt do të jetë shumë më i mirë se janari dhe se kapacitetet e hotelit do të jenë të mbushura, madje mund të vijë deri tek hapja edhe hotelit “Belvy”.