Aktuale Më shumë

Draginja Vuksanoviq Stankoviq-Gëzoj përkrahje të madhe të pakicave në Mal të Zi

Prej tvteuta10:49, 17 Mars 2023

E ftuar në emisionin Fokus në TV Teuta, kandidatja për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, theksoi se e meriton mbështetjen e pakicave dhe se nga bisedat e përditshme me pakicat, sheh që gëzon një përkrahje të madhe.

“Dua t’u them popujve pakicë në Mal të Zi se ata absolutisht mund të flenë të qetë nëse Draginja Vuksanoviq Stankoviq është presidente e Malit të Zi, sepse në asnjë moment nuk duhet dhe nuk do të kërcënohen të drejtat e tyre dhe koncepti qytetar multietnik i Malit të Zi.

Jemi nën ndikimin e një politike klero-nacionaliste që diktohet nga Beogradi zyrtar, nën shkopinj të Aleksandër Vuçiqit dhe idesë së tij për botën serbe dhe projekteve të mëdha shtetërore që përpiqen në çdo mënyrë ta vënë Malin e Zi nën interesat e tyre, me qëllim që Mali i Zi si shtet të humbasë karakterin  qytetar e multietnik, si dhe identitetin e tij. Kjo do të thotë se ne ose do të rrëshqasim plotësisht në një klero-nacionalizëm të politikës primitive vampirike, e cila rrezikon jo vetëm konceptin qytetar multietnik të Malit të Zi, por edhe ekzistencën e popujve pakicë dhe malazezëve të rrezikuar në vendin e tyre, deri në atë pikë që vihet në pikëpyetje edhe paqja, sepse për fat të keq po i rikthehemi politikës së viteve të 90-ta”, ka theksuar Vuksanoviq Stankoviq.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

  • 1

    Radio