Draginja V.S. zgjedhet kryetare e PSD-se
Prej tvteuta23:54, 29 Qershor 2019
Sot ne Cetine eshte mbajtur Kongresi i PSD-se ne te cilin jane zgjedhur organet e reja partiake, kurse ne krye te kesaj partie eshte zgjedhur Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila edhe ishte kandidate e vetme per kete post.
Ajo ka porositur se Mali i Zi duhet te jete nje shoqeri e harmonizuar politike, sepse ajo eshte e vetmja menyre qe gjeneratave te reja te ju sigurojme nje te ardhme me te mire, duke theksuar se jeta e banoreve te thieshte duhet te jete masa e suksesit.
Ajo ka deklaruar se Mali i Zi eshte bashkesi e njerezve te barabarte, te lire dhe te lumtur. “Vend ku dominon dashuria dhe harmonia, dhe jo urrejtja dhe percarjet. Shtet i cili u takon te gjitheve dhe shtet i cili perkujdeset per te gjithe”, shtoi kryetarja e sapoemeruar e PSD-se Draginja Vuksanoviq Stankoviq.