Sociale Më shumë

Dragan Jovetiq arrin përsëri i pari deri te kryqi

Prej tvteuta15:53, 19 Janar 2018

Sot me 19 janar Kisha Ortodokse dhe besimtarët e saj të festojnë Pagëzimin e Perëndisë, ditën që përkujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe paraqitjen e Zotit në tokë. Me këtë rast komuniteti i kishës ortodokse të Ulqinit organizoi tradicionalisht notimin për kryqin e nderit.

Këtë herë, noti u organizua nën muret e qytetit të vjetër, ndërsa në vitet e mëparshme u mbajt në Valdanos. Moti i ftohtë dhe shiu nuk i penguan pesëdhjetë djemdhe  një grua për të notuar për kryqin. I pari te kryqi arriti fituesi i vitit të kaluar Dragan Jovetiq, i cili mori si çmim një Bibël dhe një kryq të madh prej bronzi. Dhurata dhe çmime simbolike iu dhanë garuesit më të ri dhe më të vjetër. Peshkopi i kishës ortodokse në Ulqin Sinisha Smiljiq, mbajti liturgjinë dhe rëndësinë e viktimave që kanë rënë për mbrojtjen e Ulqinit.

  • 1

    Radio