Aktuale Më shumë

Drafti i ligjit në shqyrtim publik. Legalizimi i objekteve do të mund të paguhet më këste

Prej tvteuta17:48, 29 Maj 2023

Qytetarët që kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë private ose shtetërore do të duhet të nisin procesin e regjistrimit në evidencën kadastrale brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje, dhe nëse nuk e bëjnë këtë brenda afatit ligjor, do te jepet vendimi per shembjen e objekteve në fjalë. Pagesa e legalizimit për objektet bazë të banimit do të mundësohet me këste mujore për një periudhë deri në 30 vjet , apo 360 këste.

Për të gjitha objektet e tjera legalizimi mund të paguhet për një periudhë 15-vjeçare apo 180 këste. Këto janë risitë më të rëndësishme që përmban Projektligji për legalizimin e objekteve pa leje, të cilin Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit e hodhi për shqyrtim publik së bashku me dy projektligje të tjera për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve. Shqyrtimi publik do të zgjas zgjat 40 ditë, deri më 27 qershor.

Deri më tani, zona e mbuluar nga këto tri ligje të reja rregullohej me Ligjin e vetëm për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve.

Nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Legalizimet, kjo çështje duhet të përfundojë brenda pesë viteve. Problemi i legalizimit ka nisur në vitin 2017 me ligjin aktual të unifikuar, por edhe pas pesë vitesh nuk është zgjidhur pasi është përcaktuar se procedura e legalizimit varet nga Plani i Rregullimit të Përgjithshëm (PPP), e cila nuk është përfunduar deri më sot. Sipas Projektligjit të ri për legalizimin, qytetarët që kanë objekt të ndërtuar pa leje do të paguajnë tarifën për sanimin urban të përcaktuar nga komuna në territorin e së cilës ndodhet objekti.

  • 1

    Radio