Sociale Më shumë

Dr. Sulejmani: Numri i të prekurve nga gripi sezonal në rënie

Prej tvteuta10:42, 24 Shkurt 2020

Pediatri Dr. Argëzon Sulejmani në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, tha se numri i rasteve me gripin sezonal , jo vetëm tek ne por edhe në rajon, është në rënie. Ai shtoi se terapia e parë e cila mund të aplikohet në rastet e gripit është Ibuprofeni dhe Paracetamoli, e në rast se gjendja përkeqësohet atëherë është e këshillueshme konsultimi me mjekun familiar. Kohëzgjatja e gripit sezonal zakonisht është nga 10 deri në 14 ditë. Ushqimi i shëndetshëm, konsumi i lëngjeve dh pushimi janë faktorët kryesor të cilët ndikojnë në shërimin sa më të shpejt, tha dr. Sulejmani.

  • 1

    Radio