Sociale Më shumë

Dr Sadije Hollaj- Gjysma e kapaciteteve në spitalin e Tivarit janë pacient nga Ulqini,apel për tu vaksinuar dhe respektuar masat

Prej tvteuta12:17, 20 Gusht 2021

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin  Dr. Sadije Hollaj për Televizionin Teta shprehet se për momentin situata epidemiologjike është më shumë se shqetësuese. Numri i  të infektuarve është shumë i lartë, dhe dita ditës është në rritje.

“Duke u bazuar në situatën e krijuar, bëjë  apel që  qytetarët të tregohen gjithnjë më të  kujdesshëm, të   shmangin sa më shumë  tubimet  apo hapësirat e mbingarkuara publike, dhe mbi te gjitha, ti nënshtrohen procesit te vaksinimit” u shpreh Hollaj

Ne baza ditore realizohen rreth 200 teste PCR ,dhe mbi 100 teste antigjene. Bluzat e bardha ka kohë që ballafaqohen me fluks të madh të pacientëve qoftë  për tu testuar apo për të marrë  terapinë përkatëse.

“Padyshim që, sa më i madh  që është numri i pacienteve, aq më e madhe  është barra dhe përgjegjësia e personelit mjekësor. Pa marrë parasysh numrin e mjekëve, që fatmirësisht është ne kuadër të numrit të mjaftueshëm, duhet të kemi parasysh lodhjen e tyre dhe ngarkesën. Ata tashmë janë në vijën e parë të frontit që nga  fillimi i kësaj pandemie, dhe kanë qenë gjithnjë në krye të detyrës. Situata aktuale na bënë  të shqetësohemi për mundësinë e infektimit edhe të personelit, gjë që padyshim do e vështirësonte punën në institucionin tonë” ka thënë Hollaj .

Në mesin e 700 të infektuarve me Covid 19,  janë evidentuar 20 persona të cilët kanë qenë të vaksinuar, por që e kanë përballuar pa komplikacione , shprehet Hollaj

 

Nga data 1.06 2021 e deri me datën 20.08 në Komunën e Ulqinit janë testuar  7.500 persona, ndërsa në Covid ambulancë gjatë kësaj periudhë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 3.500 pacient.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio