Sociale Më shumë

Dr. Pavle Marnikoviq: Viti 2017 vit i sukseshëm dhe vit i investimeve

Prej tvteuta16:12, 23 Janar 2018

Viti 2017 ka qenë një vit shumë i sukseshëm për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin,shprehet për televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Pavle Marrnikoviq. “ Në vitin 2017 kemi arritur të realizojmë një gamë të gjërë të projekteve ,e sidomos kemi investuar në riparimin e zyreve ,pajisjen e tyre,dhe adaptimin e 6 toaleteve.Investimet e bëra në vitin 2017  kapin shumën prej rreth 120 mijë euro”-shprehet drejtori Marnikoviq. Shtëpia e Shëndetit në këtë vit kalendarik është pajisur edhe me një  tavolinë për vizita gjinekologjike .Investim poashtu është bërë edhe në blerjen e dy kolposkopëve që do të shfrytëzohen në gjinekologji pikërisht për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Ndërkaq Banka Botërore me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë këtë vit në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin do të investojnë në ndrrimin e dritareve,fasadës,kulmit dhe riparimin e nxemjes Qendrore,që dukshëm do të përmirsojë kushtet në këtë institucion.

Në vitin 2017 Shtëpia e Shëndetit ka siguruar nga mjetet e veta edhe blerjen e një autoambulance për transportin e pacientëve.

Sa i përket vaksinimit të fëmijëve me vakcinën MMR Marnikoviq nuk është plotësisht i kënaqur edhe pse dukshëm është përmirsuar gjendja.Ai tha se epidemia e fruthit është e përhapur në vendet fqinje,kështu që vaksinimi i fëmijëve është i domosdoshëm.

Këtë vit kalendarik sipas drejtorit Marnikoviq do të kemi edhe dy ordinanca me specialist në fusha të ndryshme,por edhe nga ky insttitucion shëndetësor do tëdërgohen në specializim së paku tre mjek.

  • 1

    Radio