Sociale

Sociale Më shumë

Dr Mustafa: Rritet dukshëm numri i pacientëve në urgjencë

Prej tvteuta12 July 2017

Në Urgjencën  e Ulqinit e cila ordinon në kuadër të Entit të Urgjencave të Malit të Zi  këto ditë është rritë dukshëm numri i pacientëve.Gjatë 24 orëve ndihmë mjekësore këtu marrin mbi 100 pacientë. Dr. Kreshnik Mustafa tha se janë bërë të gjitha përgatitjet duhura që në mënyrë sa më efektive ti dalin në ballë fluksit të madh të pacientëve që  presin gjatë stinës së verës,numër i cili rëndom  pesëfishohet. Sa i përket anës teknike  Dr.Mustafa shprehet se urgjenca e Ulqinit posedon të gjitha aparaturat ,dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje urgjente. Posedimi i autoambulancës së re “Reanimobil “ka lehtësuar shumë transportin e pacietëve në klinikat tjera, pasi posedon të gjithë aparturën e mundëshme për dhënjen e ndihmës së parë,dhe ka një akomodim për pacientin. Ai tha se për të punuar me këto aparatura bashkohore që gjenden në autoambulancë i gjithë stafi i urgjencës është trajnuar, dhe posedon çetrifikata kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë vit është rritur edhe numri i personave që janë mbytur në detë dhe atyre të cilëve ju është dhënë ndihma mjekësore.