Sociale Më shumë

Dr Marnikoviq- Situata është nën kontroll

Prej tvteuta12:19, 3 Mars 2016

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin është rritë dukshëm numri i pacientëve me simptoma të gripit,por kjo gjendje nuk është shqetësuese,deklaroi për televizionin Teuta drejtori i këtij Institucioni Shëndetësor –Pavle Marnikoviq, duke shtuar se është normale të ketë fluks më të madh pacientësh  sepse jemi në sezonin e gripit.

Në pyetjen tonë  se a ka të konfirmuar vdekje të ndonji personi nga komuna e Ulqinit nga gripi i derrave, Marnikoviq përgjigjet që nuk ka informata të sakta.

“Kam dëgjuar në media por  diçka më konkrete nuk kemi”  –shprehet Marnikoviq.

Marnikoviq apelon tek qytetarët tanë ,sidomos tek ata me sëmundje kronike, që të vaksinohen . Marrja e vaksinës është preventiva më e mirë dhe më e sigurtë shprehet ai.

Nxënësit që janë të prekur nga gripi duhet domosdoshmërisht  të qëndrojnë në shtëpi disa ditë ,e njëjta gjë vlenë edhe për qytetarët tjerë .

 

 

 

 

  • 1

    Radio