Sociale Më shumë

Dr Kresnik Mustafa: Viti I Ri kaloi pa incidente të mëdha

Prej tvteuta21:24, 3 Janar 2017

“Në natën e ndrrimit të motmoteve, në qytetin e  Ulqinit  edhe pse janë dëgjuar shumë fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, ka kaluar gjithçka pa incidente të mëdha,përveç të një rasti ku një fëmijë ka marrë lëndime nga keqpërdorimi i petardës,përndryshe tre ditët e festës kanë kaluar qetë” – deklaroi dr. Kreshnik Mustafa për televizionin Teuta,duke shtuar se ka pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë vizituar urgjencën për shkat të helmimit me alkohol.

“Në vitin 2016 urgjenca ka shënuar një numër rekord të pacientave, gjatë vitit 2016 urgjencën tonë e kanë vizituar 20 mijë qytetarë, ky është një numër shumë i madh ,pra renditemi urgjenca e dytë pas Podgoricës me numrin e pacienteve”, shprehet Dr Mustafa.

Viti 2016 karakterizohet edhe me një donacion ku Urgjenca e Ulqinit fitoi makinën “Reanimobil”.

  • 1

    Radio