Dr. Ilir Çapuni unanimisht përzgjedhet kryetar i jurisë së Albanian ICT Awards
Prej tvteuta18:33, 1 Prill 2019
Albanian ICT Awards, Edicioni i 7-së u hap zyrtarisht më datën 6 shkurt dhe përfundoi aplikimet me 30 mars 2019, në të cilin u paraqitën 110 kandidat të cilët aplikuan në shtatë kategori. Përgjatë muajit që shkoi u mbajtën më se 25 takime në mbarë trevat shqiptare me nxënës, student, profesionistë dhe të pasionuar të botës së teknologjisë.
Juria profesionale prej 13 anëtarësh, të cilët vijnë nga mbarë trevat shqiptare, pas përfundimit të aplikimit është takuar me 31 mars në ambientet e laboratorit multifunksional dhe hapësirës së inovacionit ICTSlab, në të cilën unanimisht për kryetar të jurisë kanë përzgjedhur Dr. Ilir Çapunin I cili mban titullin e doktorit të shkencave dhënë nga Universiteti Boston në  vitin 2012.
Gjatë këtij takimi juria u njoh nga afër edhe me kandidaturat dhe njëkohësisht kanë firmosur Deklaratën e Konfidencialitetit dhe Rregulloren e ICT Awards.
Prej shtatë vitesh, juria e Albanian ICT Awards ka administruar dhe vlerësuar mbi 1,000 projekte dhe aplikime të ndryshme në të gjitha kategoritë, ndërsa mbi 150 projekte të ndryshme, juria e ICT Awards i ka analizuar dhe vlerësuar deri në detajet më të vogla.
Juria e ICT Awards do të vazhdojë të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.