Dr. Haxhimolla: Vakcina për koronavirus mund të ndryshoj situatën
Prej tvteuta16:52, 6 Maj 2020

Pandemia e koronavirusit 2019-20 u konfirmua se kishte arritur në Australi në janar 2020. Rasti i parë që u regjistrua në Australi ishte më 25 janar 2020 në Victoria, kur një burrë që kthehej nga Wuhan, Kinë, u testua pozitiv për SARS-CoV-2. Një ndër teoritë që koronavirusi mund të përfundoj me ardhjen e temperaturave të nxehta mund të jetë edhe pozitive shprehet për Televizionin Teuta doktori urolog i cili jeton dhe vepron në Australi Hodo Haxhimolla.
E gjithë bota është në një sfidë, ajo e gjetjes së vaksinës përkatëse kundër këtij virusi I cili po merr jetë njerëzish. Formula e një vaksine do një kohë të caktuar që të marrë formën e vet dhe të jetë adekuade, por nësë kjo ndodhë atëherë e gjithe bota do të mësojë të jetojë me këtë virus dhe pasojat nuk do të jenë më fatale.
Në përballjen me këtë sëmundje të gjithë në një mënyrë a tjetrën janë duke dhënë kontributin e vet që të dilet nga situata e krijuar dhe izolimit global ti vijë fundi. Kjo gjë duhet të vazhdoj edhe pak me qellim që të gjithë ti kthehemi jetës normale sa më parë.