Sociale Më shumë

Dr. Gjoni-Duraku apelon: Femrat të kryejnë kontrolle të rregullta, zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë

Prej tvteuta16:12, 28 Tetor 2017

Muaji tetor përkon me muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Në emisionin “Flasim” të Televizionit Teuta kryeshefja e maternitetit të Ulqinit njëherit edhe gjinekologia e specializuar Zylfije Gjoni Duraku u shpreh se kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapura tek femrat, është sëmundje e cila po merr jetën e grave në të gjithë botën.

Kanceri i gjirit është sëmundje të cilën femra po të jetë e kujdesëshme , të bëjë kontrolla të rregullta dhe ti përmbahet këshilave mjeksore ajo mund të diagnostifikojë atë me kohë dhe të shpëtoj jetën e vet. Gjatë gjithë emisionit doktoresha apeloj tek femrat që te tregojnë kujdes ndaj shëndetit të tyre dhe të bëjnë kontrolla të rregullta ku edhe mundë ta  diagnostifikojnë kancerin e gjirit në stadiumet e hershme ,  në të cilët ai është i shërueshëm.

  • 1

    Radio