Politikë Më shumë

Dr. Çapuni: E ndritur qoftë ardhmëria jonë dhe e fëmijëve tanë në të!

Prej tvteuta20:37, 4 Prill 2020

Kryetari I kuvendit te komunes se Ulqinit dr. Ilir Capuni, me rastin e dites se komunes se Ulqinit u eshte drejtuar qytetareve te komunes me nje video mesazh ne te cilin u shpreh mirenjohje te gjithe institucioneve per punen qe bejne e poashtu edhe qytetareve per respektim te masave te dhena. Ne vazhdim mund ta lexoni tekstin në tërësi:

Sot është e shtuna e parë e prillit. Me këtë mbaron sezoni i ullishtës, detarët nisen në det, fillojnë të mbjellat dhe sezoni turistik. Sot është Dita e Ulqinit.

Në kushte të zakonshme, sot, do të mbanim seancën solemne të Kuvendit e në të, në praninë e mysafirëve e miqve tanë nga anë e mbanë bota, do të bënim një përmbledhje të vitit të kaluar, do të shpallnim të nderuarit e të merituarit e këtij vendi.

Por sot, jemi në rrethana të tjera. Përgjegjësia jonë qytetare na obligom të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos dalim. Do të kemi kohë për solemninete dhe gëzime ama para kësaj duhet që nga kjo sëmundje që ka kapluar botën, të dalim fitimtarë dhe më të fortë. Ullinjtë që u dogjën në shtatorin e vitit 2018 qitën filizat e para në nëntor të po atij viti. Pemë e bekuar është ulliri, qytet i bekuar është edhe Ulqini.

Nuk mund të mos shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit dhe Komunës për ata që janë në linjat e para të frontit:

  • mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë,
  • Vullnetarët tanë që kanë asistuar të vjetrit, të pafuqishmit dhe ata në nevojë, e në veçanti ata që kanë qepë dhe nda maska dhe kanë fshehur identitetin e vet nga publiku
  • Gazetarët tanë dhe punonjësit në media që me punën e vet profesionale na sjellin qetësi duke sjellë lajme e kronika të verifikuara
  • Punonjësit e policisë komunale, policisë së shtetit dhe të ndërmarrjes komunale që pa sakrifikuar veten kanë mbajtur të gjallë funksionimin e qytetet
  • Mësimdhënësit tanë që nuk lejuan që procesi arsimor të ndalet.

I nderuari qytetar dhe e nderuara qytetare, të nderuer fëmijë,

Edhe ti je në linjën e parë të frontit. Këta që përmenda po i kryejnë detyrat e veta me përpikmëri. Kështu duhet të jemi të gjithë dhe të dëgjojmë dhe bindemi udhëzimeve të Shtabit shtetëror dhe shtabit lokal.

Sot një qytetar i joni më ka uruar me një urim të bukur dhe unë po e përsëris atë për të gjithë:  e nesërmja ju ardhtë e mbarë të gjithëve.

I bekuar qoftë Ulqini dhe të gjithë  qytetarët e tij dhe e ndritur qoftë ardhmëria e jona dhe e fëmijëve tanë në të!

  • 1

    Radio